Haziri ndihet krenar pas inaugurimit të bibliotekës personale të akademik Idriz Ajetit
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, është ndiher krenar pas inaugurimit të Këndit të Idriz Ajetit në bibliotekën e Gjilanit, transmeton Mediafokus.info.
“Ju uroj suksese 1535 maturantëve të Gjilanit, të cilët iu nënshtruan testit të pjekurisë. Presim edhe kësaj radhe rezultate gjithnjë më të larta krahasuar me vitin paraprak. Në këtë ditë të veçantë, nxënësve, studentëve e dashamirëve të librit, ua bëmë dhuratën më të dashur – Këndin e akademik Idriz Ajetit, i cili u përurua sot në Bibliotekën Fan S. Noli, në Gjilan. #Krenar”, ka shkruar Haziri.
Ndryshe, të shtunën në bibliotekën Fan S. Noli, u inaugurua biblioteka personale e të ndejrit, akademik Idriz Ajeti, e cila është e pasur me mbi katër mijë libra e publikime. /mediafokus.info/

