Haziri: Në LDK nuk mund të imponohesh për ministër

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka folur për formimin e koalicionit LDK-AAK- Nisma për krijimin e qeverisë së re.

Haziri në Info Magazine në Klan Kosova tha se marrëveshja do të arrihet shumë shpejt.

Sipas tij, synimi është që qeveria të ndërtohet pa kushte.

Numri dy i LDK-së ka folur edhe për emrat e mundshëm të ministrave nga radhët e partisë që ai përfaqëson.

Ai duke folur për emrat e LDK-së për pozitat qeveritare të publikuar në Klan Kosova deklaroi se në LDK nuk mund të imponohesh.

“I plasuat për të mos u bërë. Është një rregull i pashkruar në LDK që e nxjerr emrin e vet për spekulime. Ne e dijmë mirë burimin spekulativ. Sipas kësaj që po e them unë LDK ka ndërtimin e një qeverie që presin qytetarët dhe jo një kastë ministrash. Ju e patë që disa munden të qëndrojnë 50 ditë në qeveri”.

“Është spekulim se katër deputetë nuk do ta votojnë qeverinë, kjo nuk qëndron. Është interesant sepse opozita sepse e kanë përfaqësuesin e tyre presidentin, kryetarja e Kuvendit vjen nga një Qeveri e kaluar. Nuk është diskutuar formula e përfaqësimit për atë thashë se janë spekulime. Kemi votua z. Hoti që të marrë detyrën në plotni “.

Ai tha se LDK e sheh edhe AKR-në si partnerë për ekzekutivin e ri./mediafokus