Haziri ngushëllon familjen Pireva

Kryetari i Degës së LDK në Gjilan, Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjen Pireva me rastin e ndarjes nga jeta të prindit dhe kryefamiljarit, Hajrullahut.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hajrulla Pirevës, pinjoll i familjes së Bejtë Pirevës, kryengritësit më të njohur shqiptar në Anamoravë dhe udhëheqësit ushtarak në kryengritjen antikomuniste, i dekoruar me Medalje të Lirisë nga presidenti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

Hajrulla Pireva më nuk do të jetë në mesin tonë fizikisht, por do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e tij të madh për të mirën e përgjithshme.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e farefisit.

Lamtumirë, miku im!” – thuhet në ngushëllimin e Lutfi Hazirit, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan.