Haziri: Pandemia ndryshoi jetën tonë, faleminderit deri në përulje mjekëve, infermierëve, policëve…

Në 1-vjetorin e pandemisë COVID-19 në Gjilan, kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka thënë se lufta me të panjohurën e ndryshoi jetën tonë.

Ai ka falënderuar deri në përulje për punën e madhe mjekët, infermierët, policët, inspektorët komunalë e emergjencat civile.

Postimi i plotë i Hazirit:

Një vit përballje e luftë me të panjohurën në Gjilan. Ndryshoi jetën tonë, me bartje të maskave, distancës sociale e higjienës plotësuese.

Ky vit u përshkua me solidaritet, mbështetje, e pako ushqimore e higjienike. U përshkua me kujdestari nga mjekët, infermierët, policët, inspektorët komunalë e emergjencat civile. Ju faleminderit deri në përulje.

Uroj shërim për çdo të infektuar dhe të vazhdojmë deri në vaksinim për komunën tonë pa COVID-19.

Kjo ditë është Dita e 113 bashkëqytetarëve të cilët e humbën betejën me virusin. Ata do të mungojnë. Shpirti tyre bëftë bëjë dritë për Ne!