Haziri: Për shumëkë liria dukej utopi
Kryetari I Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes profilit zyrtar në Facebook, ka uruar për Ditën e Çlirimit të Kosovës, raporton Mediafokus.info.
Me këtë rast, Haziri ka thënë se për shumëkë liria dukej utopi.
“Për shumëkë deri më 12 qershor 1999 liria dukej utopi, por sot, 21 vjet më parë, ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës u bë realitet. Falënderim dhe respekt deri në gjunjëzim heronjve, dëshmorëve e martirëve, të cilët u sakrifikuan për këto ditë të bardha të lirisë. Falënderim i madh ushtarëve, popullit dhe shtetit të aleatëve të Ibrahim Rugovës, për Lirinë, Pavarësinë e Demokracinë e Kosovës!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/

