Haziri përkujton Reshat Ymeri: Ra dëshmor në vijën e parë të protestave për këto ditë të bardha

Nënkryetari i LDK-së dhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përkujtuar dëshmorin Reshat Ymeri, në 30-vjetorin e rënies.

Postimi i plotë:

Në 32-vjetorin e rënies së dëshmorit Reshat Ymeri, ne e nderojmë në shenjë respekti ndaj sakrificës, ndaj protestës dhe luftës që të rinjtë e Gjilanit kanë bërë. Në ato vite Reshati ka qenë njëri prej veprimtarëve që në vijën e parë të protestave dhe të angazhimeve ra dëshmor për këto ditë të bardha. Lavdi!

(Foto e vitit 2017, gjatë inaugurimit të bustit të dëshmorit)