Haziri: Po punojmë për një president konsensual

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se po punohet në baza ditore për arritjen e marrëveshjes me lëvizjen Vetevendosje, në gjetjen e modalitetit për president konsensual.

“Ne po mundohemi bashkërisht që ta gjejmë modalitetin e një presidenti konsensual, i cili në të ardhmen do t’i përfaqësojë interesat në frymën e Kushtetutës së Republikës. Ditëve të fundit po punohet shumë që roli dhe përgjegjësia e partnerëve në institucionet e shtetit, siç është Presidenca, Kuvendi, Qeveria dhe sektorët ekzekutiv, të definohen qartë në mënyrë që të mos lejohet dykuptimësi dhe mosmarrëveshje eventuale gjatë ushtrimit të mandatit të koalicionit në të ardhmen”, ka thënë Haziri për Periskopi.

Për Hazirin, caktimi i seancës konstituive nga ana e presidentit Thaçi pa konsultim paraprak me dy partitë e parë, ka qenë befasues./MediaFokus/