Haziri: Politika nuk guxon ta helmojë qytetarin me thirrje për vëllavrasje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka përmendur vëllavrasjet nëse nuk shkohet në zgjedhje.
Haziri ka thënë se politika nuk guxon ta helmojë qytetarin me thirrje të tilla.
“Shqiptarët nuk kanë lejuar dhe nuk lejojnë as termin vëllavrasje të përmendet, e le më të ndodhë ogurzeza. Do të mbesin të dëshpëruar nga durimi e pjekuria politike e shqiptarëve të Kosovës. Koha për fjalë të urta e solidaritet qytetar! Politika nuk guxon ta helmojë qytetarin me thirrje të tilla. Për Republikën e qytetarëve!”, ka shkruar Haziri, në llogarinë e tij në Facebook./Mediafokus.info/

