Haziri: Qeveria Kurti po e sjell Kosovën pranë një bumi social 

Nënkryetari i Lidhjes Demokatike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar qeverinë Kurti duke e akuzuar se po e sjell Kosovën pranë një bumi social, me grevat e mësuesve që s’po mbyllen, me paralajmërimin për greva nga pensionistët, si rezultat i kokëfortësisë dhe arrogancës së kreut të ekzekutivit.

Në një intervistë për Gazetën Insajderi, Haziri ka thënë Kosova nuk është duke u qeverisur në asnjë formë, përkundër që LDK-ja vazhdon të rekomandoj.

“Tanimë Qeveria Kurti hyn në fundin e vitit të dytë të qeverisjes, gjysma e mandatit ka kaluar. Nëse e bëjmë një analizë të shpejtë, kjo qeveri po e sjell Kosovën pranë një bumi social, me grevat e mësuesve që s’po mbyllen, me paralajmërimin për greva nga pensionistët, shërbyesit civilë dhe nga kategoritë e tjera, me një krizë energjetike që nuk është zgjidhur ende, me inflacion 19.2% dhe me shumë probleme të tjera që nuk po u shihet fundi. LDK vazhdon me rekomandu, por ata vazhdojnë me një kokëfortësi e arrogancë të “qeverisin”, edhe pse Kosova po administrohet e nuk po qeveriset në asnjë formë”, u shpreh Haziri për Insajderin.