Haziri-Qeverisë: Jeni rrast gabim nëse besoni në mbyllje e karantinë
Kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar qeverinë Kurti rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19, raporton Mediafokus.info.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se nuk është koha e masave muskulore, por kohë e vaksinimit masiv.
“Nuk është kohë e masave muskulore të kësaj Qeverie, por plani për vaksinim dhe imunizim kolektiv. Ne duam jetë dinamike e zhvillimore për të gjithë dhe imunizimi e garanton këtë. Nëse ju besoni në mbyllje e karantinë, atëherë jeni gabim. Rrast gabim!”, ka shkruar Haziri, transmeton Mediafokus.info.
Reagimi i tij vjen pas lajmërimit nga Ministria e Shëndetësisë për masa të reja të parandalimit të transmetimit të COVID-19./mediafokus.info/

