Haziri rikujton dy miqtë e tij, Nehat Ramadani e Rexhep Sefiu

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ish-kryetar i Gjilanit në katër mandate, ka rikujtuar sot dy miqtë, në katër përkatësisht trevjetorin e vdekjes, Nehat Ramadanin, politikan dhe Rexhep Sefiu, stomatolog, shkruan Mediafokus.

Dedikimi për Nehat Ramadanin:

Sot bëhen tre vite kur u nda nga jeta veprimtari Nehat Ramadani, zëvendësministër i Bujqësisë, me të cilin rrugëtuam bashkë për 30 vite.
Do ta kujtoj gjithmonë për miqësinë e sinqertë, për njerëzinë që e ka shpërfaqë gjithmonë, e për angazhimin e madh në shërbim të atdheut, kudo që ka shërbyer.

Familja Ramadani dhe LDK janë krenare me Nehatin. Qoftë i përjetshëm kujtimi.

Dedikimi për Rexhep Sefiun:

Katër vjet pa Dr. Rexhep Sefiun, stomatologun i cili na ka bërë shëndetin më të mirë dhe jetën më të lehtë, me krejt atë kujdes dhe atë miqësi që ta ka ofruar. Kujdesi profesional dhe njerëzor i dr. Rexhës, do të mbetet gjithmonë shembulli më i mirë i mjekut, mikut dhe qytetarit të nderuar. Qoftë i përjetshëm kujtimi!/Mediafokus.info