Haziri – Rrahman Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, Gjilani ka mbetur pa kryetar

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka reaguar kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, pasi ky i fundit iu referua komunave që udhëhiqen nga VV si ‘komuna të VV-së’.

“Një reagim ndaj Rrahman Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, mos na ndaj kështu, ju lutem se Gjilani ka mbetur pa kryetar”, ka shkruar ndër te tjera Haziri.

Postimi i plotë:

Një reagim ndaj Rrahman Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, mos na ndaj kështu, ju lutem se Gjilani ka mbetur pa kryetar. Herë ai shkon në Podujevë e Kamenicë e herë ata ia kthejnë vizitën përfaqësuesit të tyre të VV-së, por jo Gjilanit e Gjilanasve.

A e keni parë zëvendëskryeministrin Bislimi, vjen me zv/ministrin Hysen Durmishi te zëvendësi i Shejtim Bulliqit në Gjilan, për një autostradë të Gjilanit, që s’e kanë asnjë kontribut pos atij të ndaljes së punimeve.