Haziri: Rugovistët kryengriten, nis ndryshimi i madh për Republikën, për Gjilanin e Anamoravën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tubimin hapës të fushatës zgjedhore të kësaj partie e ka cilësuar si ‘kryengritje politike’.

Postimi i plotë:

Tê dashur miq dhe anëtarë besnikë të LDK-së,

Tubimi sotëm masiv i LDK-së është kryengritje e madhe politike e Rugovistëve, dhe dëshmi e rikthimit tonë më 9 shkurt, si partia e parë.

Pas nominimit unanim nga kryesia e LDK-së, i rikthehem garës për përfaqësim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bashkë me kolegët nga LDK e Gjilanit.

Asnjë detyrë politike nuk e kam pranuar as nuk e pranoj pa kaluar në proces zgjedhor, për të marr mbështetje qytetare. Ju falënderoj për besimin e pathyeshëm.

Edhe kësaj radhe, kërkoj besimin tuaj për rikthimin e madh të LDK-së. Me besim në Zot, atdhe e familje, do t’ju bëjmë të ndiheni krenarë e me dinjitet.

Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!

#behundryshimi

#lumir2025

#ldk124

#lutfihaziri4 ✅

#lirijekajtazi18 ✅

#valentinabunjakurexhepi21 ✅

#avdylaliu67 ✅

#bardhylsyla68 ✅

#besimguda70 ✅