Haziri: Sadullah Sipahiologlun do ta kujtojmë përjetë për kontributin e tij për liri e pavarësi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Sipahiologlu, me rastin e ndarjes nga jeta të udhëheqësit të bizneseve turko-kosovare, Sadullah Sipahiologlu.

“E dashura familje Sipahiologlu,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta në Stamboll të udhëheqësit të bizneseve turko-kosovare, gjilanasit të lindur nga familja Poqinci e Doberçanit.

Ju e humbët familjarin tuaj, por ne e humbëm njeriun, veprimtarin dhe biznesmenin e jashtëzakonshëm

Kontributi i tij dhe familjes së Hafëz Jashar Poqincit për besim në Zot e në Liri e Pavarësi të Kosovës, ka qenë i jashtëzakonshëm.

Do ta kujtojmë përjetë, ne gjilanasit kudo që jemi. Nderi dhe virtyti juaj na bënë t’ju përcjellim nga kjo botë me falënderimin më të madh.

Lamtumirë e faleminderit bashkëqyetari ynë, Sadullah!”, thuhet në telegramin e Lutfi Hazirit./mediafokus.info/