Haziri: Secili që zgjidhet do të ketë një punë të rëndë
Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, para hyrjes në kuvend ku do të mbahet edhe zgjedhja e të parit të partisë, ka njoftuar se duhet të ndërhyhet në degë për të përgatitur në zgjedhje lokale.
Haziri ka folur për kundër kandidatët të cilët synojnë pozitën e kryetarit të partisë, po ashtu ka thënë se cili të fitojë do të bëjë një punë të mirë.
“Besoj shumë që Kuvendi do të zgjedh kryetarin e ri, është kuvend i jashtëzakonshëm që po përballemi mbas 31 viteve. Me kandidatët jem miq e koleg të mirë dhe natyrisht shpresoj dhe besoj se secili që zgjidhet do të ketë një punë të rëndë”, ka thënë ai.
“Duhet të ndërhyhet në Degë për tu përgatitur për zgjedhje lokale”, shtoi ai.

