Haziri: Selver Qerimin do ta kujtojmë përgjithmonë si veprimtar e mbështetës të rezistencës për liri, pavarësi e demokraci

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen Qerimi me rastin e ndarjes nga jeta të afaristit e veprimtarit, Selver Qerimi.

Në telegram thuhet:

E nderuara familje Qerimi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të afaristit të njohur në Gjilan, Selver Qerimi.

Pëveç sukseseve si afarist, Selverin do ta kujtojmë përgjithmonë si veprimtar e mbështetës i rezistencës për Liri, Pavarësi e Demokraci.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve e farefisit.

Miku im Selver, Gjilani nuk do të harrojë kurrë!