Haziri: Serbia agresore nga një sponzorizues, po bëhet strehë e grupeve terroriste

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike e të sigurisë në vend.

Në një intervistë për “Ballkan Update”, Haziri ka thënë se Serbia agresore nga një sponzorizues, po bëhet strehë e grupeve terroriste.

“Nga një sponzorizues, Serbia agresore tashmë po bëhet strehë e grupeve terroriste që kanë vepruar në Kosovë. Por, do ta shihni se shumë shpejt këto grupe terroriste do të bëhen problem për vetë Serbinë”, ka thënë Haziri.