Haziri tregon më shumë për tre të infektuarit nga Gjilani
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dhënë më shumë detaje për tre rastet e reja të konfirmuara me Covid19.
Ja njoftimi i plotë:
Pas mostrave të marra nga Insitituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, edhe tre raste të reja janë konfirmuar me #Covid19 në Gjilan, derisa shtatë persona kanë rezultuar negativë.
Bëhet fjalë për dy bashkëqytetarë që punojnë në Bonsteel, ndërkaq rasti tjetër është bashkëshortja e N.I. Pra, dy raste nga qyteti dhe tjetri nga Lladova.
Lajmi i mirë është se prej 21 rasteve nga numri total, 14 trajtohen të shëruar plotësisht, derisa shtatë janë me infeksion.
Ne po luftojmë me të panjohurën. Mos i rrezikon fëmijët, familjen, lagjen e qytetin tuaj. #rriNshpi


 
 
						 
						