Haziri uron fair-play në derbin e zjarrtë
Në derbin më të madh lokal në futbollin Kosovar, Drita-Gjilani, ka folur edhe kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili i ka uruar skuadrat për fair-play.
“Sot uroj me pa lojë e mirë, rivalitet i jashtëzakonshëm në fushë, e tifozeri të jashtëzakonshme, qysh dinë Intelektualët e Skifterat. Në derbin më të madh lokal në Ballkanin Perëndimor Drita-Gjilani, mbi të gjitha, uroj për lojë fair-play. Përshëndetje nga kryeqendra e sportit!”, ka shkruar Haziri, në llogarinë e tij në Facebook.
Ndeshja Drita-Gjilani zhvillohet në ora 13:00, ku Drita është nikoqire e Gjilanit./MediaFokus/

