Haziri uron KBI-në dhe besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me lutjen që ky muaj të përshkohet nga toleranca, mirësia dhe solidariteti.

Në telegram thuhet:

“I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan z. Naim Aliu,

Të nderuar qytetarë të besimit islam në Gjilan,

Më lejoni që në emër qytetarëve të Gjilanit, t’ju uroj më të mirat me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Uroj që toleranca, mirësia e solidariteti të përcillen tek të gjithë qytetarët e Gjilanit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Zoti na e lehtësoftë agjërimin ne kete kohe pandemie”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit Haziri.