Haziri viziton Union Metal: Për 3 vjet të themelimit, ka arritur standard europian

Kryetari Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kandidatët për asamble komunale nga radhët e LDK-së, Ramiz Ramadani, Diana Toska e Valdrin Halimi, kanë vizituar sot kompaninë për përpunimin e metaleve Union Metal, ku janë mirëpritur nga drejtori gjeneral, Nexhmedin Sinani.

Kryetari Haziri ka përgëzuar pronarin Sinanin për sukseset dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.

“Union Metal, vetëm për tri vite të themelimit, ka arritur standard europian dhe me sukses t’i eksportojnë prodhimet e metalit në Francë e Zvicër. Zotohem për mbështetje me të gjitha mundësitë e Komunës. Krenar me brendin që ia solli Gjilanit”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, drejtori general u Union Metal, Nexhmedin Sinani, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Ai njoftoi se e nisi prodhimin tre vite më parë me numër simbolik të punëtorëve, ndërkaq tani ka arritur në 43 punëtorë, me tendenca të rritjes në të ardhmen.