Hedhi gjësende të forta nga dritarja e banesës, arrestohet personi

Një person në Prishtinë është arrestuar për ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’ pasi që nga banesa e tij, kati i katërt nga dritarja kishte hedhur gjësende të forta ku kishte rrezikuar kalimtarët e rastit.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, por i dyshuari e kishte mbyllur derën dhe nuk kishte pranuar për ta hapur atë.

Me ndihmën e vëllait te tij është hapur dera e banesës dhe i dyshuari është arrestuar dhe fillimisht është dërguar në Psikiatri, për tretman mjekësor, pasi që dyshohej se ka probleme. Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë. (Foto arkiv)