Hedhin ‘thumba’ në rrugë për t’i shpuar gomat e veturave

Persona të panjohur kanë hedhur pjesë metalike në rrugë (thumba), me qëllim që automjeteve t’u shpohen gomat, njofton policia.

Zubin Potok 13.04.2022 – 06:30. Raportohet se persona të pa njohur kanë hedhur (vendosur) në rrugë pjesë metalike me skaje të mprehta, më qëllim që automjeteve t’u shpohen gomat. Si provë materiale janë mbledhur dhe konfiskuar 46 copë. Rasti është duke u hetuar. (foto arkiv)