Helmohet me ushqim këngëtarja e njohur

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima është spitalizuar për shkak të helmimit me ushqim, që duket se nuk ka mundur të kalohet pa trajtim.

Nga shtrati i spitalit, ajo ka postuar një foto dhe një mesazh në rrjetin social Instagram, ku bën apel për kujdes.

“Kujdes nga helmimi i ushqimit, uji i çezmes, ushqimi i prishur, gripi. Do ikë të jetoj si pirate në det” – është shprehur Besa.