“Heroi i gjakut” tani ka nevojë për ne
Skender Kosumi, i njohur si Skender Kërrpa, ka nevojë për një ndihmë solidare që t’i sigurojë protezat e këmbëve, pasi i ka humbur gjymtyrët e poshtme, shkruan Mediafokus.info
Apelin për ndihmë e ka bërë fqinji i tij, Agim Hasani.
Ai thotë se në pa mundësi për ta siguruar shumën e duhur, Skënderi ka nevojë për ndihmën e miqve, shokëve, familjarëve, humanistëve, njerëzve të vullnetit të mirë që të sigurojë shumën e nevojshme, përafërsisht 3500 euro, për proteza.
‘Për çfardo informate mund ta kontaktoni nëpërmjet Facebookut. Në Zvicër, paratë do t’i grumbulloj unë personalisht dhe të dokumentuara me emër do të ia dërgojë Skënderit’ ka thënë Agim Hasani, i cili e ka dhënë edhe këtë numër: TWINT: 0796156647.
Skënder Kosumi njihet në Gjilan si vullnetar i gjakut. Ai ka shpëtuar shumë jetë me gjakun e tij. Madje këtu quhet edhe “Heroi i gjakut”.
Tani ka nevojë ne, pasi jeta e sfidoi në këtë mënyrë. /Mediafokus.info

