‘Heroi’ shqiptar në Zvicër ia pa ‘sherrin’ gruas serbe që e shpëtoi nga zjarri
Në fund të muajit prill, Mexhidi, një i ri kosovar, e shpëtoi Ivanën nga zjarri në banesën e saj.
Kjo histori bëri jehonë edhe për faktin se një shqiptar shpëtoi një serbe, dy popuj që nuk kanë qenë gjithmonë në marrëdhënie të mira.
Megjithatë, ky gjest heroik bëri që i riu, i vendosur ilegalisht në Gjenevë, të shfaqej në ‘radarin’ e policisë.
Policia sipas ligjit e ka denoncuar atë pranë organeve kompetente.
Kështu, më 5 korrik, Mexhidi u dënua me gjobë prej 4500 franga për qëndrim dhe punë të paligjshme.
Në veçanti për shkak të një precedenti, në Bazel. Ai u ankua kundër këtij vendimi gjyqësor.
Gjithashtu, dosja e tij i është përcjellë Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM).
Prandaj i riu rrezikon edhe dëbimin, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
“Ligji është i njëjtë për të gjithë” thotë Ivana. Por asaj i duket skandaloze që një hero që shpëtoi një jetë, të dëbohet nga vendi.
Ajo tregon se Mexhidi ka llogaritur interesat e tij ligjore dhe fizike kur ka vendosur që t’i dalë në ndihmë asaj.
“Zvicra është e pamëshirshme,” ankohet Ivana, e cila synon të bëjë “çdo gjë që është e mundur” për të ndihmuar shpëtimtarin e saj.
Por tani për tani, Ivana është e pafuqishme.

