Hetem Ramadani ‘zbulon’ ilaçin kundër koronavirusit (video)

Biologu dhe mjeku shqiptar, Hetem Ramadani, ka publikuar një video së fundmi ku po pretendon se ka zbuluar ilaçin për koronavirusin.

Ramadani po thotë se ka gjetur ilaçin kundër koronavirusit dhe sipas tij vaji i ullirit është ai që përballon, mban larg dhe e mund këtë sëmundje.

“Vaj ulliri është ekstrakt që vjen nga fruti i ullirit që përpunohet në të ftohtë, është i vjetër para 4000 viteve”, thuhet në videon që ka realizuar ai, transmeton Gazeta Metro.

Më poshtë keni videon e gjatë prej 20 minutash ku ai tregon ‘zbulimin e tij’./gazetametro.net