Hidhet nga kati i 5-të i pallatit, i moshuari ndërron jetë në spital

Një 85 vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit. Ngjarja ka ndodhur në Pogradec.

Skënder Muçollari është dërguar në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra.

I moshuari kishte tentuar disa herë më parë të vetëvritet. Në momentin e ngjarjes, 85 vjeçari ka qenë vetëm pasi nusja e djalit të tij ka qenë në pazar.

85 vjeçari ka hapur dritaren e dhomës dhe është hedhur. Mësohet gjithashtu se ai vuante nga skleroza. /abcnews.al