Hidromorava: Këto vendbanime nuk bën ta përdorin assesi ujin për pije

Kompania e usjësjellësit “Hidromorava” në Gjilan, ka njoftuar se një pjesë e vendbanimeve nuk bën ta përdorin assesi ujin për pije deri më 14 janar, pas reshjeve të shumta të shiut, raporton Mediafokus.info.

Bëhet fjalë për vendbanimet në Kamenicë, përkatësisht në: Karaçevë, Topanicë, Koretin, Kopernicë, Kolloleq, Shipashnicë, Ranillug, Ropotovë, Ropotovë e Vogël, Tomancë, Pançellë,Novoberdë, Boston, Koretishtë, Pasjak, Makresh, Tullar.

Njoftimi i plotë i KRU Hidromorava:

MOS E PËRDORNI UJIN E UJËSJELLËSIT PËR PIJE DERI MË DATË 14 JANAR!

Gjilan, 12 janar 2021 – Njoftim për konsumatorët e ujësjellësit në vendbanimet:

Kamenicë, Karaçevë, Topanicë, Koretin, Kopernicë, Kolloleq, Shipashnicë,

Ranillug, Ropotovë, Ropotovë e Vogël, Tomancë, Pançellë,

Novoberdë, Boston, Koretishtë, Pasjak, Makresh, Tullar.

Të nderuar konsumatorë!

Sasitë e mëdha të reshjeve atmosferike që përfshinë vendin tonë ditët që lamë pas, kanë ndikuar në kualitetin e ujit, për arsye se ujërat sipërfaqësorë kanë depërtuar në shumë burime të ujit që menaxhohen prej KRU “Hidromorava” SH.A. Gjilan.

Depërtimi i këtyre ujërave sipërfaqësorë ka rritur turbulliren duke e pamundësuar trajtimin fiziko-kimik dhe shpërndarjen e ujit cilësor brenda standarteve të lejuara për ujë të pijshëm.

Prandaj, mos e përdorni ujin nga rrjeti i ujësjellësit për pije deri në njoftimin e radhës.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni:

Tel: 044983071, fix: 0280326980,

Kujdestaria inaktive: 044719813,

Ju faleminderit!