Hidromorava: Ndërpritet përkohësisht furnizmi me ujë nga liqeni i Përlepnicës shkaku i reshjeve

Kompania e ujit “Hidromorava” njofton se ka qenë e detyruar të ndërpresë përkohësisht furnizimin nga liqeni i Përlepnicës, për shkak të reshjeve dhe pamundësisë për trajtimin e fiziko-kimik të ujit.

“Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të fundit është ndërprerë furnizimi me ujë nga FPU Përlepnicë. Prej reshjeve të mëdha është rritur jashtëzakonisht turbullira në akumulacionin e Përlepnicës dhe te Guri i Hoxhës, ku e pamundëson trajtimin fiziko-kimik të ujit. Ekipet inxhinierike së bashku me teknologët e kompanisë janë duke punuar në mënyrë që tē rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.
Kompania do të ju mbajë të informuar për ecurinë e punëve.

Për çdo informatë shtesë, na kontaktoni: Tel: 044983071, fix:0280326980, Kujdestaria inaktive: 044719813”.