Hiqet gjuha shqipe nga tabela në rrugën Shkup – Bllacë
Hiqet gjuha shqipe në tabelat për në Kosovë, gjegjësisht në rrugën Shkup-Bllacë, raporton TS.
Siç shihet në tabelë janë tre gjuhë: maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht por mungon gjuha shqipe që është hequr.
Koalicioni VMRO-VLEN dhe ZNAM janë duke e zhdukur gjuhën shqipe nga çdo isntitucion, madje disa drejtorë shqiptarë të VLEN-it urdhërohen që dokumentet t’i nënshkruajnë vetëm në gjuhën maqedonase.
Ende nuk ka asnjë reagim nga VLEN-i.


 
 
 
						 
						