Histori tronditëse, 32-vjeçari ndërron jetë 6 orë pas të vëllait
Historia e dy vëllezërve në Selanik, të cilët humbën jetën me disa orë diferencë, është tronditëse.
Dy djemtë u rritën bashkë dhe ishin shumë të lidhur sidomos pasi humbën nënën kur ishin ende të vegjël.
Mirëpo, shëndeti i tij u përkeqësua dhe i thirrën vëllait që të vinte ta takonte. Më në fund, 38-vjeçari ka ndërruar jetë nga emboli pulmonare në orën 14:15.
Vëllai i tij 32-vjeçar, duke mësuar se i vëllai nuk mbijetonte dot gjashtë orë më vonë, u nda nga jeta edhe ai nga infarkti i miokardit.
Xhaxhai i tyre duke folur për MEGA përshkruan momentet e fundit zemërthyese para vdekjes së dy të rinjve.
“Ishin shumë të dashur, shumë, nuk ka fjalë. Djali i vogël ishte një fëmijë që kujdesej për vëllain dhe babain e tij”, thotë xhaxhai i familjes.


