Historia e inxhinierit me origjinë shqiptare që ndërtoi tunelet dhe hekurudhat e para në Evropë
Shqiptari Karl Gega, ka hyrë në histori si një nga inxhinierët pionerë të hapjes së tuneleve në veprat e mëdha infrastrukturore.
Ai lindi më 10 janar në vitin 1802 në Venecia të Italisë, ndërsa të parët e tij kishin emigruar nga Shqipëria e Veriut pas vdekjes së Skënderbeut dhe pushtimit osman.
Ishte inxhinieri me origjinë shqiptare ndërtuesi i hekurudhës së Semmering-ut prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag në Austri.
Ai studioi në Padova të Italisë, ku edhe mori titullin Doktor i Shkencave Matematikore.
Karrierën e filloi si inxhinier në pjesën e Italisë verilindore dhe ndërtoi rrugë e ujësjellës në Venecia.
Në vitin 1842, Gega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë jugun e shtetit Austro-Hungarez. Ndër të tjera, ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, nga Treviso për në Cortina d’Ampezzo, hekurudhën Vjenë-Graz-Trieste dhe hekurudhën e Semmeringut. Kjo e fundit mbetet si një nga veprat me të hershme dhe më të shquara të hekurudhave në Europë.
Në Semmering u hap dhe një tunel malor me gjatësi 1430m. Tuneli që përshkonte malin, llogaritej nga bashkëkohësit e tij si shumë i rëndë dhe i pamundur. Pas mbarimit të tij në vitin 1854, ai fitoi titullin Rihter, që do të thotë Kalorës.
Në vitet 1853-54, Gega planifikoi të gjithë rrjetin e hekurudhave në monarkinë Habsburge. Por, ndërtimi i hekurudhës së Semmeringut i kushtoi jetën Gegës, pasi rivalët thurën fjalë se tuneli i projektuar prej tij do të dështonte. Ndaj ai, vrau veten para se tuneli të përfundonte. Pas vdekjes së tij, punimet vazhduan dhe tuneli përfundoi me sukses.

