Historia e zonjës së hekurt Ferdonije Qerkezi

Nga reshjet e mëdha të shiut, uji ka depërtuar edhe në shtëpinë muze të zonjës së hekurt, Ferdonije Qerkezi nga Gjakova, e cila në luftën e Kosovës ka të vrarë bashkëshortin dhe katër djemtë.

Qerkezi në një deklaratë për RTV Dukagjinin ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, shkruan telegrafi.

Ajo ka rrëfyer momentin kur i janë marrë djemtë.

“Ky Dragani më tha a po më njeh… unë i kam marr djemtë i kom qu deri në Polici, e çfarë kanë ba policët unë nuk di gjë”.

“Prej tetë anëtarëve me mbet vetëm është bajagi e vështirë, po ndihma e Zotit po më mban, po ma ruan mendje dhe forcën”, shprehet nëna Ferdonije.

Ajo më tej thotë se i sheh edhe në ëndërr dhe se ka vendosur deri në frymën të jetojë në shtëpinë që tashmë është shndërruar në muze.