Historia sportive e qytetit tim identifikohet me familjen time

Lenë Osmani

Në dekadën më të vështirë të sportit në Kosovë (1990 – 1999), axhallarët e mi morën barrën kryesore organizative e materiale të Klubit Futbollistik “Drita”, për të vazhduar edhe me klubet e tjera të qytetit: KB-Drita, KH-Drita, e deri te Klubi i Pingpongut “Drita” (meshkujt).

Ata ishin shembulli më unik i asaj kohe në sponsorizimin e sportit – jo vetëm për Gjilanin, po edhe më gjërë, të cilët bizneset e tyre i shkrinë në shërbim të klubeve të qytetit të Gjilanit.

Me mbështetjen materiale e profesionale që ata dhanë, shumë sportistë filluan dhe ndërtuan karrierën e tyre sportive.

Me gjithçka që identifikohen sot klubet me emrin “Drita”, që nga logot, emri i tifozerisë (intelektualët) e deri te derbi më i madh në rajon Drita – Gjilani, i takon kohës së tyre.

Selami Osmani – Bezi
Nehat Osmani – Artir
Hysen&Besim Demiri – Papillon

Tani e tutje në garat e mia individuale mbrenda dhe jashtë Kosovës – do t’i veshi fanelat me emrat e tyre, si mbēshtetje morale por edhe krenarie.

Sot kemi institucionet tona Komunale, Drejtorinë Sportive – por ndaj nesh mungon mbështetja institucionale!

Unë, Lenë Osmani – nënkampione ballkanike (Ohër-2022), fituese e Turneut Ndërkombëtar (Herceg Novi-2022), kampione e Kosovēs (U19-2022), kampione e Kosoves (çifte- 2022), kampione e Kosovës në gara ekipore (Kpp Drita-2022), fituese e Kupës së Kosovës (Kpp Drita-2022), etj – nuk jam mbështet deri mē sot as edhe me një CENT të vetëm!

Për dallim nga bashkëlojtaret e m’ia anekend Kosovës të cilat gëzojnë mbështetje finansiare e infrastrukturore nga Komunat e tyre.

Identiteti im si sportiste nuk është formuar nga unë por nga të tjerët – familja ime, një ndërveprim me njerëz të mëdhenj që bënë e shkruan histori për të krijuar vazhdimësi nga ne që po vimë.

Kontribut tjetër të madh përveq atij material, familja ime i dha sportit kosovar edhe në aspektin profesional në fusha të ndryshme sportive.

Selami Osmani – futbollist (K.F. C.Zvezda)

Nehat Osmani – futbollist (K.F. C.Zvezda, K.F. Prishtina), reprezentues i Kosovës i të gjitha kategorive, mban epitetin: lojtar-mesfushori më i miri i të gjitha kohërave etj.

Hysen Demiri – futbollist (K.F. Drita, K.F. C.Zvezda)

Besim Demiri – futbollist (K.F.Drita)

Igballe Osmani – hendbolliste (K.H. Bozhur)

Hamdije Osmani – hendbolliste (K.H. Bozhur), reprezentuese e Kosovës

Besnik Demiri – futbollist ( K.F. Drita)

Feat Osmani – pingponist (Kpp 7 Tetori)

Feat Osmani – futbollist (K.F. Drita)

Lenë Osmani – pingponiste (Kpp Drita, Kpp Artana), reprezentuese e Kosovës e të gjitha kategorive

Land Osmani – pingponist (Kpp Drita)

Rubin Osmani – pingponist (Kpp Drita)