Historia zemërthyese e nënës ukrainase që e varrosi djalin e saj

Një nënë ukrainase në një fshat të bombarduar në periferi të Kievit ka rijetuar momentin e rëndë kur e varrosi djalin e saj pas një ofensive ruse.

Në videot e xhiruara nga BBC, nëna e pikëlluar tregoi dhomën e gjumit të djalit të saj të ndjerë pasi u godit nga një eksploziv.

“Dhimbja është shumë e keqe,” tha ajo për BBC. “Jo, jam krejt vetëm. Djali im ishte i ri, vetëm 27 vjeç. Ai donte të mbetej gjallë”.

Ajo tha se djali i saj shërbeu në ushtri, por do ta kalonte ditën duke punuar në garazhin lokal.

Ajo u detyrua ta çonte trupin e tij nga rruga me një karrocë dore dhe ta varroste në oborrin e shtëpisë së tyre pasi breshëria ndaloi.

“E mbulova varrin me një batanije për ta mbrojtur nga qentë,” vazhdoi ajo. “Ai nuk është në një arkivol”, shtoi ajo, transmeton Klankosova.tv.