Historike: Diplomacia kosovare me zyrtare ndërlidhëse në Departamentin e Shtetit Amerikan

Diplomacia kosovare tanimë e ka njeriun e saj në Departamentin e Shtetit, që nga amerikanët quhet zhvillim historik.

Përmes një cicërime në Twitter, DASH-i ka njoftuar se kjo marrëveshje do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet ShBA-së, Kosovës dhe partnerëve të politikës së jashtme.

“Sot Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur Merdiana Leci si zyrtarja e parë ndërlidhëse diplomatike e Kosovës me Departamentin e Shtetit. Kjo marrëveshje historike do të forcojë më tej mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Kosovës dhe partnerëve në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”.

Kujtojmë se Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, më 11 janar të këtij viti ka njoftuar se Merdiana Leci do të jetë zyrtarja ndërlidhëse e Kosovës në Departamentin amerikan të Shtetit.