Hodhi mbeturina nga vetura, policia dënon ngasësin e makinës
Një person është gjobitur me 50 euro nga Policia e Kosovës pasi u kap duke hedhur mbeturina nga vetura në rrugë.
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ndërmori masat e nevojshme pas identifikimit të tij, në përputhje me ligjin në fuqi.
Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat, të ruajnë pastërtinë dhe të mbrojnë mjedisin duke shmangur veprime të tilla.

