Horror në Serbi, gruaja copëton burrin me sharrë dhe më pas e gatuan

Një krim horror i ndodhur dy javë më parë është zbuluar në Serbi.

Mësohet se një grua 42-vjeçare ka vrarë burrin e saj, ndërsa trupin më pas e ka prerë me sharrë elektrike dhe e ka gatuar.

Mediat vendase raportojnë se gruaja e kishte vrarë bashkëshortin e saj gjatë një konflikti, ndërsa rrethanat mbeten ende mister për shkak se ajo ishte në përmasa më të vogla dhe më e dobët se 46-vjeçari. Pasi e vrau, ajo copëtoi trupin e tij me një sharrë elektrike, ndërsa organet e tij dhe këmbët i gatoi. Autoritetet e përshkuan skenën e krimit si të neveritshme, njësoj si nga një film i frikshëm.

Shkaku i konfliktit nuk është ende i qartë, ndërsa pista kryesore është ajo e sherrit për shkak se bashkëshorti nuk i pranonte në shtëpinë e tyre dy fëmijët e mitur që gruaja kishte nga një martesë e mëparshme. Gazeta Shqip.