Hoti, Bajrami e Gashi nuk e duartrokasin Abdixhikun

Adresimi i gjatë kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk është pëlqyer nga të gjithë kandidatët. Pas përfundimit të fjalimit të tij, ai u duartrokit nga shumica e delegateve, por jo nga të gjithë.

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Arben Gashi nuk e kanë duartrokitur Abdixhikin pas përfundimit të adresimit të tij.

Madje, ata as nuk janë ngritur në këmbë për të respektuar atë.

Kjo mbase që kryetari i LDK-së në pjesën e fundit të fjalimit të tij i kritikojë ata që ia kanë kërkuar dorëheqjen e parevokueshme.