Hoti i ‘fshiu’ kuadrot e PAN-it dhe të Kurtit

Kryeministri Avdullah Hoti i ka ‘fshirë’ për një ditë kuadrot e PAN-it dhe të Kurtit, krerë të tri institucioneve të rëndësishme për shtetin, siç janë Policia, Doganat dhe ATK-ja.

Me arsyetim për ‘performancë të dobët’ Hoti ka shkarkuar shefin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili në këtë pozitë kishte ardhur gjatë kohës së qeverisjes PAN.

Kreu i Qeverisë, ka shkarkuar gjithashtu edhe drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn, i cili njëjtë sikurse Qalaj ishte emëruar gjatë qeverisjes PAN.

Njëri nga të shkarkuarit dje, është edhe shefi i Doganave, Ibrahim Xhaka, i cili ishte emëruar gjatë mandatit të Kurtit.