Hoti kritikon deputetët e VV-së: Hallin e keni si ta shani Qeverinë
Seanca e Kuvendit të Republikës as sot s’ka kaluar pa përplasje verbale mes pozitës dhe opozitës, raporton Mediafokus.info.
Si rrjedhojë, kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti, duke iu përgjigjur deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, në lidhje me shtesat e policëve, ka thënë se ju e keni hallin si ta shani Qeverinë.
“Ju nuk e keni hallin te policët por si të shahet kjo qeveri, këtu është problemi, nëse është institimi i deputetes më trego kohën datën kur fillojnë me i marrë këto shtesa. Unë e kam gjetë situatën si e kam gjetë, unë I kam 3 muaj si kryeministër. Pyetni policët se si kanë kaluar kur kam qenë ministër i Financave”, ka thënë Hoti./Mediafokus.info/

