Hoti me kabinetin e tij: Shkuan në Shqipëri me maska, u kthyen pa to
Derisa në Kosovë dhe Shqipëri po komentohet ajo se çfarë nënshkruan dhe thanë liderët shqiptarë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, kryeministri Hoti me kabinetin e tij po kthehen për në Prishtinë nga Tirana.
Në një fotografi të publikuar nga shefja e kabinetit të Hotit, Ardita Dushi, gjatë udhëtimit të tyre me autobus, asnjëri nga zyrtarët e lartë, përfshirë kryeministrin, nuk po mbajnë maska dhe distancë siç kanë urdhëruar vetë, njofton Klan Kosova.
Ndryshe, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë nëse në një automjet udhëtimi është më shumë se një person maska është e obliguar, por këtë s’e respektoi ministri që e dha këtë urdhër, Armend Zemaj.

