Hoti në Klinikën Infektive, u premton mbështetje stafit mjekësor

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar në mëngjesin e sotëm Kliniken Infektive në QKUK, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Hoti premtuar mbështetje për stafin mjekësor, duke shtuar se do t’iu qëndrojnë afër punëtorëve shëndetësorë dhe do t’i plotësojnë të gjitha kushtet në shërbimin spitalor.

“Bashkë me ministrin dhe drejtorin do të jemi këtu për të u siguruar për të gjitha veprimet që duhet të merren për t’iu dalë në ndihmë atyre që marrin trajtim”, ka thënë ai./Mediafokus.info/