Hoti: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin
Nesër nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.
Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që kryeministri Hoti ka zhvilluar me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu.
“Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit.
Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington”, ka thënë Hoti.

