Hoti paralajmëron mësim online në të gjitha nivelet e arsimit
Kryeministri Avdullah Hoti ka diskutuar të martën për situatën e pandemisë me ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, drejtorin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi dhe zëvendësministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj.
Ai ka thënë se masat e tashme kundår pandemisë do të mbeten në fuqi, pasi trendet janë stabile, por njëherësh ka paralajmëruar kalimin në mësim online në të gjitha nivelet.
“Po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi. Vendimi lidhur me këtë çështje pritet të merret sot pasdite”, ka thënë Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

