Hoti: S’ka nevojë për zgjedhje, e kemi shumicën parlamentare
Avdullah Hoti, i nominuari për kryeministër, ka deklaruar se nuk ka nevojë për zgjedhje, duke shtuar se janë përmbyllur disa nga marrëveshjet dhe pritet që gjatë ditës të arrihen marrëveshjet me partitë e tjera, shkruan Mediafokus.info.
“Ne sot kemi përmbyllur pjesëmarrësit në koalicion, kemi përmbyllur marrëveshjen me AAK, besoj që së shpejti do ta formojmë qeverinë e re. Jam i kënaqur me marrëveshjen që kemi arritur”, tha Hoti, transmeton Mediafokus.info.
Sipas Hotit, zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme.
“Për aq kohë sa mund të bëhet qeveria me shumicë parlamentare nuk ka nevojë për zgjedhje”, tha Hoti. /Mediafokus.info/

