Hoti sot raporton në Kuvend për situatën me COVID-19

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, sot do të raportojë në Kuvend për situatën me COVID-19 në vend, në seancën plenare, e cila është paraparë të fillojë në orën 16:00.

Tema e vetme të rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Të dielën, përmes një conference për gazetarë, kryeministri Hoti ka bërë publike shtrëngimin e masave kundër përpahpjes së COVD-19.

Hoti ka njoftuar për ndërprerjen e riteve fetare, të gjitha tubimet publike dhe dasmat.

Ai ka thënë se kushdo që nuk i respekton këto masa, do të përballet me gjoba mandatore.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 216 raste të reja pozitive duke çuar totalin në 4.931, prej tyre 102 të vdekur, 2.267 të shëruar, ndërkohë që 2.562 raste janë ende aktive/Mediafokus.info/