Hovenier edhe në fundvit me kërkesa të qarta: Kosova të themelojë Asociacionin
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në fjalimin e tij të fundvitit ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.
Hovenier ka thënë se SHBA-ja pret përparim të njëmend gjatë vitit 2024, teksa ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin obligimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.
Po ashtu, diplomati amerikan, ka kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Ambasadori amerikan ka thënë se procesi i normalizimit Kosovë-Serbi përmbyllet me njohje reciproke dhe ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Implementimit është hap i madh drejt këtij synimi.
In 2023, though we have experienced some difficult moments together, a lot of progress has been achieved that we should acknowledge and celebrate. Above all, our 🇺🇸🇽🇰 partnership & friendship remains strong. Wishing you and yours a happy, healthy, and prosperous 2024. pic.twitter.com/GJsDvOCwXz
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 29, 2023

