Hoxha sfidon shtetin me këtë lutje: Mbroni fëmijët nga lypësit kriminelë
Hoxha Mustafë Bajrami, njëherësh profesor i studimeve islame, ka tronditur sot institucionet e shtetit me lutjen dhe denoncimin për mbrojtjen e fëmijëve nga lypësit kriminelë, të cilët po vrasin e keqpërdorin fëmijë për interesa të tyre.
Ai i është drejtuar Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe të gjitha institucioneve tjera kompetente, me lutje për të reaguar!
‘Ky njeri në foto, një kriminel ordiner dhe disa të tjerë si ky, për vite të tëra vrasin fëmijë para syve të botës dhe para syve tuaj, duke i traumatizuar edhe qytetarët e Prishtinës me këto pamje të trishta. I alivanosin fëmijët nuk di me çka, dhe në ditët më të ftohta të dimrit i lënë kështu si në foto e herë-herë duke i shtrirë për tokë.
E për këto vepra kriminale, si kompensim, qytetarët po i paguajnë me para kesh, ndërsa Ju të nderuar kompetentë, në vend se t’i ndaloni, po i lejoni t’i kryejnë këto krime makabër.
Botërisht ju pyes: Kush qëndron pas këtyre kriminelëve, kush po ju pengon Juve e përse lejoni të vriten këta engjëj të vegjël. Përse nuk nga mbroni bile as neve nga këto traumatizime të tmerrshme?
Edhe diçka: Po ju pyes si një baba që i dhemb në shpirt kur sheh pamje të këtilla të veprave kriminale ndaj fëmijëve të pafajshëm: Zotrote, a keni mekanizma që t’i ndaloni këta kriminelë, nëse po, pse nuk i përdorni, e nëse jo, pse nuk e kërkoni ndihmën e qytetarëve për të vepruar?
Dine, se këta njerëz janë edhe agresiv të rrezikshëm, siç ndodhi sot një rast konkret, para syve të mi.
Mbes me shpresën se ky denoncim e kjo lutje do të merret parasyshë nga Ju, Ekselenca të nderuara…!’ shkruan ai në porfilin e tij në facebook.
Më tutje, duke iu përgjigjur një komentuesi, ai ka shtuar:
‘Nuk deshta të them më shumë në postim, sepse ishte denoncim i drejtëpërdrejtë. E tani këtu po shtoj: Hoxhallarët, imamët e ligjëruesit nëpër xhamia duhet t’ua bëjnë me dije xhematit, qytetarëve se fetarisht është haram, është e ndaluar rreptësisht tu jepen lëmosha këtyre kriminelëve. Këtë duhet ta përmendin në çdo ditë xhumaje dhe në çdo evinement të mundshëm. Nëpërmes dhënies, qytetarët po i ndihmojnë krimit dhe tërthorazi po bëhen bashkëpjesëmarrës në te…’, ka shkruar Bajrami.

